Google search engine
Home Ekonomi Dollari pëson rënie drastike, ja çfarë ka ndodhur me monedhën amerikane pas...

Dollari pëson rënie drastike, ja çfarë ka ndodhur me monedhën amerikane pas epidemisë COVID-19

0
365

Dollari pritet të regjistojë sot rënien e tij më të madhe javore që nga viti 1987, pas një jave në të cilën qeveria federale dhe Rezerva Federale u përpoqën të shpëtonin ekonominë amerikane, e cila u godit rëndë nga koronavirusi.

Indeksi i dollarit tregoi një rënie javore me gati 4 5%.

“Kërkesa për dollarin është ngrirë pas një jave të jashtëzakonshme në Wall Street dhe premtimet e kreut të FED-it se do të derdhin para pa llogari, për të mbështetur një ekonomi plotësisht të ngecur në vend”, tha Joe Manimbo, nga Western Union,

Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane Jerome Powell tha dje se institucioni do të vazhdojë të japë para “në mënyrë agresive” për të luftuar ndikimin ekonomik të epidemisë COVID-19.

SHBA është që nga dje vendi me numrin më të madh të rasteve të infektimit me COVID-19, të deklaruara zyrtarisht, me më shumë se 97 000 raste dhe 1 475 vdekje.(Atsh)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here