Një burrë nga Puka që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dyshohet të ketë infektuar edhe gruan e vajzën e tij, pasi këto dy të fundit kanë dalë pozitiv pas analizës së bërë për koronavirus. Mësohet se burri në fjalë është shtruar fillimisht në spitalin e Pukës, por më pas ai u transferuaa në Tiranë për të bërë testin. Testi me tampon rezultoi negativ, por pas skanerit u vërtëtua që ai ishte i infektuar me koronavirus.
Dyshohet se ai e ka marre virusin COVID 19 nga kontakti qe ka patur me “pacientin zero”, në Tiranë, që është një prej pacientëve të shëruar tashmë.










































