Shkoi 10 ditë më parë në urgjencën e Fushë-Krujës, diagnostikohet i prekuri i parë me koronavirus në Krujë/ Instancat vihen menjëherë në lëvizje për testimin e stafit mjekësor (DETAJE)

0
296

Ditën e sotme është konfirmuar zyrtarisht nga zv.ministrja e Shëndetësisë se është diagnostikuar edhe i infektuari i parë në qytetin e Krujës. Ai është një burrë rreth 60-vjeç dhe rreth 10 ditë më parë është paraqitur pranë qendrës së urgjencës shëndetësore të Fushë-Krujës ku ka marrë mjekim me antibiotikë për gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhej.

Ditën e djeshme i është marrë tamponi, dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pritet që tamponit t’i nënshtrohet një pjesëtar i stafit të urgjencës së Fushë-Krujës i cili ka trajtuar të infektuarin.

Deri më tani, asnjë pjesëtar i stafit mjekësor nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here