Google search engine
Home Sociale Ministria konfirmoi dy raste të reja me koronavirus në Korçë, njëri prej...

Ministria konfirmoi dy raste të reja me koronavirus në Korçë, njëri prej tyre polic, si u infektuar dhe a janë prekur familjarët e tij (DETAJE)

0
270

Në 24 orët e fundit janë shënuar 23 raste të reja të prekurish me koronavirus në të gjithë vendin tonë duke e çuar në 146 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sot u konfirmuan edhe dy raste të reja në qytetin e Korçës, njëri prej të cilëve, sipas News24, është një punonjës policie.

Ai se fundmi ka udhëtuar në një shtet tjetër dhe me mbërritjen në Shqipëri është vetëkarantinuar në banesën e tij.

Fatmirësish deri në këto momente kontaktet e tij të afërta nuk kanë patur simptoma ndërsa bashkëshortja e tij ka rezultuar negative ndaj testit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here