Kush preket më shumë nga COVID-19 dhe si duhet të reagojmë? Doktori Isuf Kalo jep këshillat e domosdoshme që çdo qytetar duhet t’i dijë: Koronavirusi po vret edhe tek ne!

0
319

Doktori i njohur Isuf Kalo ka dhënë një sërë këshillat të domosdoshme për të gjithë qytetarët për parandalimin e prekjes nga koronavirusi

Shkrimi i plotë:

Coronavirusi po vret  edhe tek ne…Masat e duhura për të bllokuar  ose minimizuar  përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, ministria e shëndetësisë,  specialistet infeksionit, dhe mediat ato duhen konsideruar  imperative dhe jetësore

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta  sidomos   në moshate reja dhe tek qytetare pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë. Mundësit e përfundimit  fatal të sëmundjes janë tek cilido. Ështëngushëllues fakti  që gjashtë  tësëmurë rëndë nga coronavirusi  të shtruar në spitalin tonëinfektiv  mundën të shërohen.Kjo fal  kujdesit  me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirëpo ndërkohë pesë tëtjerë prej tyre humbën jetën megjithëpërpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor

Mesazhi është i qartë: Secili prej  nesh që  të jetë i sigurt për jetën duhet t’i  shpëtoj prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër.siguri

Ndërkohëzhvillimet e pandemisë  kanëevidentuar  se  humbjet e jetëve njerëzore, që ai  shkakton janëshumë më të shpeshta tek  personat e moshuar që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si  dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike tëmushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune , depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet imuniteti  paraprakisht i dëmtuar i tyre,nga  ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo tëshëndetshëm të jetës, çka dobësojnëreagimin e organizmit  ndaj virusit.

Ndërkohënë kushtet e vetizolimit  në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillëmund që bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe  komunikimit me mjekët  që deri atëherëi kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave  tëgjendjes shëndetësore si rritje e shifrave tëtensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit ,shtimi duhan pirjes ,pasiguri çrregullime të oreksit, , vështirësi  për respektimin e higjienës trupore  etj .

Vetvetiu  pacientëve të tille u lindin pyetje  lidhur me mënyrën e  zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja,.Për fat të keq  ata përgjithësisht nuk janëedukuar dhe aftësuar  për të vetmenanxhuar  sëmundjen  e tyre kronike  në kushtet e shtëpisë.Kultura shëndetësore  qytetarëve tanë është e ulët .Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka  anashkaluar këtë nevojë Tani pacientëve të ngujuar u duhet një një mendje  që t’i udhëzoj . Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online

Vetsistemet shëndetësore përgjithësisht  nuk e kanëpatur prioritet  kujdesin ndaj  tësëmurëve në shtëpi .Tempulli i lavdisë e krenarisë  së tyrekanë qenë e janëspitalet dhe qendrat shëndetësore  ambulatore të paisur me profesionistëme barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshmepërpërballjet e tyre mesëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen  ambulatorisht . Porjo për sëmundjet kronike ,të cilat  nuk shërohen dot plotësisht. në spital  Ato pacientet edhe pas daljes nga  spitaleti marrinnë shtëpi me vetegjatë gjithë jetës së tyretë pashëruara përfundimisht.

Në fakt “Home care” dhe“ Self care“  janë  pistapotenciale tëcilat po  të shfrytëzohen seriozisht  në mënyrë të mirë organizuar , munden ta lehtësojnë ndjeshëm  barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve  të sëmurë dhe të familjareve të tyre.

Shtëpia, vec të tjerash është padyshimedhe qendër  gjigande shëndetësore me potenciale të  mëdha burimesh  njerëzore. Në jetën e përditshme  në të  kryen një numër pafund procedurash  në dobi të ruajtjes e tëmirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve   ashtu dhe në ndihmë të  pjesëtarëve të sëmurëtë familjes.Me goditjen që pësuan  sistemet shëndetësore nga Covid -19  po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftushmerisëtë stafit profesional dhe të ambienteve spitalore . Asnjëherë sa tani  nuk ekanë ndjerë nevojën që të ndihmohen  në partnership  nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi  i vetmjekimit  i pacientëve me sëmundje kronike në shtepi është një opsion për tu konsideruar me përparësi

Shembulli se si tek ne një numur i  pacientëve  me diabet e vetë menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetadaptojnë me sukses sëmundjen  në kushtet e shtëpisë  vlen  per tu shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe  ndaj  të sëmurëve  të tjerë kronike .

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohetndaj  sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetizoluar me  shpresë që t’i ndihmoj sado pak   ataqë do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen  më lehtë, dhe me minimum letalitet

Ministra e shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime  të hollësishme specifike i hartuar posacërisht  nga  specialistet respektiv për qytetar të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga coronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese  kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht   numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës  çka do ju  rivendos pët të sëmurë të tille  urat e kontaktit përkohësisht  të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktikë të tillë mund ti shërbejë këtij kontingjent   si dritare mundësie suplementare për të vetadaptuar  mjekimin , për t’ju forcuar imunitetin  dhe   minimizuar humbjet e jetës së tyre  të kërcënuara frikshëm nga kjopandemi

Së bashku ;qytetarë, pacientë dhe mjek do jemi më të fortë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here