Ndërkohë që shumica e shteteve në Europë kanë mbyllur çdo aktivitet dhe i kanë kërkuar qytetarëve të futen në karantinë, Suedia po bën krejt të kundërtën. Edhe pse aty tashmë numri i të infektuarve ka arritur në 2272, shteti vazhdon t’i inkurajojë njerëzit të dalin dhe të vazhdojnë jetën normalisht. Të gjitha dyqanet, baret, restorantet vazhdojnë të jenë të hapura, pa asnjë kufizim orari.
Ndryshe nga vendet e tjera ku nuk lejohet që të dalin 2 persona bashkë, në Suedi janë ndaluar vetëm grumbullimet me mbi 500 persona. Shkollat fillore vazhdojnë të jenë të hapura, edhe pse deri më tani ka patur 41 viktima nga Covid-19. Shteti suedez i ka dhënë rekomandimet e nevojshme popullit për të shmangur përhapjen e virusit, por nuk i ka dhënë ato në formën e një urdhri të prerë siç ka ndodhur me shtetet e tjera.