Ilaçi i malarias efekt ndaj koronavirusit, Rakacolli: E disponojnë medikamentin. Zv. ministrja flet edhe për situatën e mjekët që punojnë në vijën e parë

0
285

Ilaçet që janë përdorur si kurë për të trajtuar malarian, janë efektive edhe për trajtimin e koronavirusit dhe Shqipëria i disponon në rezervat e saj. Një fakt i tillë është konfirmuar nga zv. ministrja e Shëndetësisë.

Mira Rakacolli u shpreh.“Infektivi në protokollin që ka bërë e ka të përdorur medikamentin antimalares. Patjetër që stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri edhe tani”.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se mjekët që punojnë në vijën e parë të luftës me koronavirus nuk janë testuar në masë secili prej tyre, pasi deri më tani askush nuk ka shfaqur simptoma. Është e kotë, vijon Rakacolli, testimi kur nuk shfaqen shenja, pasi sot mund të rezultojnë negativ e ndërsa të nesërmen pozitiv.

“Presupozohet që mjekët që punojnë në vijën e parë, përdorin mjete mbrojtëse që janë efikase. Por kur ka dëmtuar masën mbrojtëse dhe ai dëshiron ta bëjë patjetër do i bëhet testi, edhe nëse shfaq simptomat. Testimi masiv nuk mund të bëhet kur nuk ka asnjë simptomë, pasi sot mund të rezultojë negativ, nesër mund të bëhesh pozitiv”, përfundoi Rakacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here