Google search engine
Home Aktualitet Befason epidemiologu Muka, del me parashikimin e fortë: Ja sa pritet të...

Befason epidemiologu Muka, del me parashikimin e fortë: Ja sa pritet të jetë numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19

0
378

Epidemiologu Taulant Muka, është shprehur se nëse njerëzit nuk respektojnë masat e vendosura në kohën e Covid-19, numri i viktimave do të rritet.

Në një lidhje me emisionin “Shqipëria live”, Muka tha se nëse masat janë respektuar deri në 75%, deri në datën 15 prill mund të kemi 250-300 vdekje.

“Meqë po flasim tek grafika sigurisht nëse shikojmë vijën e tretë, të shpresojmë që masat që kemi marrë të kenë funksionuar deri në 70-75 %, duhet të presim deri nga data 15 prill dhe duhet të kemi më pak se 250-300 vdekje. Varet nga efekti i masave. Nëse do e kishim funksionin e masave deri ne 50%, do kemi 300-400 vdekje. Kjo varet nga mënyra se si njerëzit i respektojnë masat e marra. Kjo tregon se sa më shumë koshientë të jemi, ulim numrin e vdekjeve dhe bëjmë të mundur që jeta jonë të fillojë më shpejt,“- tha Muka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here