Presidenti në aksion, pas lobimeve në PS tenton të bëjë për vete edhe Bashën, por ja çfarë parashikon ligji për anëtarët e Këshillit të Sigurisë

0
315

Presidenti Ilir Meta duket se po luan me dy porta. Nga njëra anë po tenton të gjejë konsensusin me mazhorancën për t’i shpëtuar shkarkimit, por nga ana tjetër po mundohet ta mbajë mirë muhabetin dhe me Lulzim Bashën. Edhe pse ky i fundit i mbushi sheshin me militantë në protestën e 2 marsit, u distancua tërësisht nga presidenti. Madje Meta tentoi të marrë dhe frenat e opozitës, duke e kërcënuar disa herë Bashën në takimet që mbajtën në Presidencë. Por pas sulmeve, Meta duket se ka filluar të përdorë një tjetër strategji, për të arritur pazare me të gjitha palët.

Pas takimeve me ministrat socialistë dhe zbutjes së toneve ndaj qeverisë, tashmë presidenti po tenton të bëjë për vete edhe Bashën. Nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe presidenti ka ftuar të marrë pjesë dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Në ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, përcaktohet qartë përbërja e Këshillit të Sigurisë. Sipas nenit 10, Këshilli drejtohet nga Presidenti dhe anëtarë të përhershëm të tij janë: Kryetari i Kuvendit; Kryeministri; Ministri i Mbrojtjes; Ministri Punëve të Jashtme; Ministri i Drejtësisë; ministri përgjegjës për Punët e Brendshme; ministri përgjegjës për financat; ministri përgjegjës për transportin; ministri përgjegjës për energjinë; kryetari i komisionit të përhershëm parlamentar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Megjithatë në pikën 4 i jepet e drejta presidentit të ftojë anëtarë të tjerë, por kur ka arsye të veçanta, që lidhen sigurisht me sigurinë kombëtare. Në këtë rast kush është arsyeja e ftesë për Bashën? Si mund të ndikojë Basha në këtë situatë? Meta një ditë më parë tha se kjo mbledhje do të shërbejë për të bërë bashkë të gjitha palët dhe kjo është një dëshmi se presidenti po lobon nga të gjitha krahët, pasi me hapjen e negociatave rreziku po rritet për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here