Google search engine
Home Politike Shkarkimi i presidentit pritet të shtyhet për në shtator, PS do të...

Shkarkimi i presidentit pritet të shtyhet për në shtator, PS do të presë Komisionin e Venecias, vihet në lëvizje dhe SHBA

0
397

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra pritet të shtyhet për në shtator. Prej gati një viti Presidenca dhe mazhoranca janë në një konflikt me njëra-tjetrën, ku secila nga palët akuzojnë njëra-tjetrën se ka shkelur Kushtetutën, ndërkohë që i janë drejtuar Komisionit të Vencias duke i kërkuar interpretimi, në mënyrë që të zgjidhin ngërçin.

Aktualisht Komisioni i Venecias ka në tryezë për interpretim çështjen për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Por situata e koronavirusit ka bërë që Komisioni i Venecias të shtyjë për në qershor publikimin e raportit përfundimtar mënyrës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lajmërimin e ka bërë vetë Komisioni i Venecias në faqen zyrtare, i cili ka bërë ditur se kjo çështje do të jetë objekt i punës së datës 19 qershori 2020. Mirëpo, duke qenë se deri në daljen e opinionit përfundimtar duhen edhe disa ditë, gjasat janë që ky raport t’i shkojë Kuvendit në fund të qershorit. Kështu që, nëse supozojmë që situata do të vijojë normalisht, ku të gjithë institucionet do të jenë në punë, i bie që Kuvendi të shqyrtojë këtë çështje në shtator, pasi në fund qershorit dhe fillim korriku mbyllet sesionin parlamentar.

Sipas burimeve nga Partia Socialiste, mësohet që mazhoranca nuk do të flasë lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, pa ardhur raporti i Komisionit të Vencias, ç’ka do të thotë se e gjithë vëmendja tanimë do të zhvendoset për në fillimin e vjeshtës. Pra, e thënë ndryshe shkarkimi i presidentit Meta pritet që të vendoset në shtator, kohë kur dhe nis punë sesioni i ri parlamentar, pas pushimeve të verës.

Nga ana tjetër, raporti i Komisionit të Venecias duket se ka qenë në fokus të diskutimit edhe në takimin që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim zhvilloi mesditën e sotme me presidentin Ilir Meta. Mësohet se përveç situatës të vështira që po kalon vendi jonë për shkak të Covid-19, në këtë takim është diskutuar edhe për raportet mes mazhorancës dhe Presidencës. Në këtë kontekst, mësohet se zonja Kim i ka kërkuar Metës që shtyrjen për në qershor të opinionit përfundimtar nga Venecia, duhet që të ndikojë në uljen e konfliktit politik mes tij dhe mazhorancës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here