Google search engine
Home Sociale Çfarë do të ndodhë deri më 18 prill? Taulant Muka publikon projeksionin...

Çfarë do të ndodhë deri më 18 prill? Taulant Muka publikon projeksionin për COVID-19

0
413

Studiuesi Taulant Muka ka propozuar krijimin e një strategjia kombëtare për përballimin me sukses të pandemisë botërore të Covid 19.

Muka shprehet se duhet të ketë një kombinim masash në kohë të ndyshme, ndërsa referuar rasteve zyrtare të zbuluara deri në 17 mars ka bërë edhe projeksionin se çfarë mund të ndodhte deri më 18 prill.

“A mund t’ja dalim? Po, nëse krijojmë një strategji kombëtare që kombinon disa masa të ndryshme në kohë të ndryshme.

Me të dhënat e 17 Marsit, nëse do (i) zbulonim rastet (për shembull përmes testimit) dhe ti izolonim (ii) bënim karantinë shtëpiake të rasteve dhe (iii) aplikonim distancim social vetëm të grupmoshës mbi 70 vjeç , atëherë brenda një muaji (18 Prill) do kishim:

rreth 3500 persona me kuader klinik të rënduar

rreth 1000 persona që mund të kërkonin terapi intensive

133 persona që mund të rrezikonin të ndërronin jetë”, shkruan Muka në rrjet duke publikuar edhe projeksionin e mëposhtëm.

Muka shkruan se këto masa nuk janë të mjaftueshme.

“Së shpejti do ndaj me ju disa opsione që mund të ndjekim për përballimin e pandemisë”, shkruan Muka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here