Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se 3000 mijë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë, i janë bashkuar thirrjes për të shërbyer në sistemin e shëndetësisë në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit.
Mesazhi i Manastirliut:
#COVID-19
Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit
3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur #trajnimi i profesionistëve të shëndetit në #Vlorë dhe #Elbasan
#BashkëJaDalim






































