Google search engine
Home Sociale Sa kushton një tampon? Specialisti i ISHP-së ia thotë hapur publikut

Sa kushton një tampon? Specialisti i ISHP-së ia thotë hapur publikut

0
432

Dritan Ulqinaku, specialist pranë ISHP-së i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, është pyetur nga drejtuesi i emisionit, Rezear Xhaxhiu për çmimet e testeve dhe tamponëve, pse janë të kufizuar si dhe për personat që shërohen nga ky virus nëse kanë shanse të infektojnë të tjerët pas kësaj.
Pjesë nga biseda:

Pse testet janë të kufizuara?
Ulqinaku: Kushtojnë, për mendimin tim ka një shpërdorim pa kuptim sepse edhe testet janë gënjeshtarë, nuk është e thënë që të provojë menjëherë nëse e ke marrë virusin. Nuk provohet që ditën e parë që e ke marrë, virusi duhet shumuar që të provohet. Pothuajse po fillojmë që të flasim me shifra shqiptare, pasi të gjitha janë të mbajtura shënim, me rastet e dyshura, ato të konfirmuara dhe rastet që shërohen.
Sa kushton një tampon?
Ulqinaku: Nuk e di me saktësi por mendoj se shkon 150 deri në 200 euro. Në momentin që pacienti del pozitiv ndiqet ecuria e klinikës. 
Një i shëruar total a mund të përcjellë infektimin?
Ulqinaku: Jo, ai mund të riinfektohet sërish, por nuk e përcjellë virusin tek të tjerët nëse është shëruar, edhe nëse riinfektohet ka një shpjegim pasi nuk është aq e lehtë si në rastet e tjera.
Me ngrohjen e kohës kemi ndonjë shpresë?
Ulqinaku: Shifrat e fundit në Europë nuk na jep ndonjë gjë që mund ta parashikojmë, momentalisht është e paparashikueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here