Google search engine
Home Sociale Ministrja Manastirliu jep lajmin e fundit, ja ç’do ndodhë nga e premtja...

Ministrja Manastirliu jep lajmin e fundit, ja ç’do ndodhë nga e premtja tek Spitali i Traumës

0
425

Duke filluar nga dita e premte, të gjitha urgjencat kirurgjikale do të kryhen tek Spitali Universitar i Traumës. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli në një komunikim me publikun.

“Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task-Forca, sot ne kemi vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars”, bëri të ditur Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here