Papa Françesku ka folur për urgjencën globale të shkaktuar nga koronavirusi në një intervistë ekskluzive për gazetën Repubblica.
Ai është shprehur se në këtë kohë duhet sa më shumë dashuri ndaj njëri tjetrit dhe besim se gjithçka do të shkojë mirë.
Papa u shpreh:
Unë i kërkova Zotit që të ndalonte epideminë: Zot, ndaloje atë me dorën tënde. Unë u luta për këtë.









































