Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi kandidatët për dy vende në Prokurorinë e Posaçme. Pasi hapi dy herën garën për anëtarë të SPAK, Këshilli ka tashmë 4 pretendentë, Dritan Prençin, Vladimir Marën, Sotir Kllapin dhe Dorina Bejkon.
KLP do ta vazhdojë punën me vlerësimin e tyre deri në pikëzim duke përzgjedhur dy anëtarët të tjerë që do jenë pjesë e SPAK.
Kujtojmë se prokurorët Prençi e Mara janë aktualisht të komanduar në Prokurorinë e Posaçme me një afat 1-vjeçar.
Ndërkohë kandidati Sotir Kllapi është drejtues i Prokurorisë së Pogradecit dhe ka kaluar vetingun me vendim të formës së prerë.
Prokurorja Dorina Bejko, e ushtron detyrën në Prokurorinë e Pogradecit dhe ka shprehur edhe më herët interes për të qenë pjesë e SPAK.








































