Google search engine
Home Rajoni Kosova Shifra të reja shënohen në Kosovë, vetëm në pak orë u rrit...

Shifra të reja shënohen në Kosovë, vetëm në pak orë u rrit sërish numri i të prekurve me koronavirus

0
326

Ka arritur në 19 numri i personave të infektuar me Covid-19 në Republikën e Kosovës.

Për dy rastet e fundit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku ka dhënë edhe detaje për të infektuarit.

Sipas IKSHPK-së, të infektuarit janë nga Gjakova dhe janë kthyer nga Dyseldorfi i Gjermanisë.

Bëhet fjalë për një mashkull 54-vjeçar dhe një femër 49-vjeçare.

Vetëm pak orë më parë, autoritetet kosovare njoftuan për një rritje me dy raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here