Merret një tjetër vendim nga Ministria e Shëndetësisë për ta kthyer në karantinën e dytë të COVID 19 ne Shqiperi, edhe spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lajmi u bë i ditur nga Silva Bino, e cila tha gjitashtu se në këtë spital ka dy raste të reja në radhët e personelit shëndetësor të prekur nga koronavirusi.
Prandaj do të merren masa që stafi i prekur dhe i karantinuar tashmë të zëvendësohen me vullnetarë.
“Spitali Shefqet Ndroqi bëhet karantina e dytë për COVID 19, një nga masat që MSH po merr për ta zëvendësuar personelin e infektuar aty me vullnetarët e paraqitur”,- tha ajo.









































