Google search engine
Home Sociale Duraj: Ja si do i ofrojë shërbimet Posta Shqiptare, 600 punonjës do...

Duraj: Ja si do i ofrojë shërbimet Posta Shqiptare, 600 punonjës do angazhohen për shpërndarjen e pensioneve

0
370

Ndërsa qeveria ka vendosur që të moshuarit të mos lejohen të dalin nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka prekur Shqipërinë, shumë prej kësaj kategorie nuk kanë qenë shumë të informuar se si do të marrin pensionin. Por kësaj dileme i ka dhënë zgjidhje, drejtori i Postës Shqiptarë, Laert Duraj, i cili ka shpjeguar me detaje se si do të bëhet shpërndarja e pensioneve. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Duraj zbuloi se janë rreth 600 punonjës të Postës Shqiptarë që do të merren me shpërndarjen e pensionit të pensionistëve, duke zbuluar se shpërndarja ka nisur sot në të gjithë fshatrat e Shqipërisë. Sipas tij, institucioni që ai drejton ka pothuajse 95% të adresa të pensionistëve, ndërsa shtoi se Posta Shqiptare do të ofrojë shërbim për qytetarët, duke respektuar në mënyrë rigoroze masat mbrojtëse si dhe shmangien e grupeve të klientëve.

-Zoti Duraj, prej disa ditësh jemi në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të covid-19. Qeveria ka mbyllur apo ka kufizuar sportelet, Posta Shqiptare ofron shumë shërbime. Për të sqaruar dhe qytetarët, pasi duhet thekuar se jo të gjithë janë të qartë: Cilat janë masat që ka marrë posta dhe si do mundësohet dhënia e shërbimeve?

Shërbimet bazë të Postës Shqiptare do të vijojnë të ofrohen, duke respektuar në mënyrë rigoroze masat mbrojtëse si dhe shmangien e grupeve të klientëve.

-Më të prekur janë pensionistët. Si duhet të veprojnë për marrjen e pensionit?

Posta Shqiptare ka vendosur që pensionistëve pensionet do t’u shpërndahen vetëm në shtëpi. Pra, fokusi kryesor është shpërndarja e pensioneve dhe ndihmave si në qytet, por edhe në fshat, fazë që fillon sot në të gjithë fshatrat.

-Sa punonjës do të angazhojë Posta Shqiptare për të shpërndarë pensionet dhe a i keni adresat e pensionistëve, në mënyrë që çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve?

Janë rreth 600 punonjës të Postës Shqiptare që do të shpërndajnë pensionet nëpër shtëpi, në bazë të adresave, numrave te telefonit dhe numrit të kartës së identitetit që pensionistët apo të afërm të tyre kanë dorëzuar në zyrat postare ku tërheqin paratë. Ne momentalisht që po flasim, kemi pothuajse 95% të adresave.

-Pagesat e qytetarëve si duhet të bëhen?

Çdo zyrë e Postës Shqiptare në qendër qyteti do të jetë funksionale si dhe do të ketë edhe pranime apo shpërndarje pakosh në adresë nga dhe për ato vende që lejohet.

-Do ketë pika të postës të hapura? Apo çdo gjë do të jetë online?

Zyrat në mënyrë të kufizuar në orare dhe në personel do të jenë të hapura çdo ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here