Banka e Shqipërisë bën sqarim mbi ngrirjen e kredive për periudhën tremujore për shkak të situatës me koronavirusin

0
305

Banka e Shqipërisë doli me një njoftim sqarues në lidhje me vendimin e marrë për ngrirjen tremujore të kredive, për shkak të situatës së krijuar në vend nga koronavirusi.

BSH-ja bëri të ditur se bizneset dhe individët, të cilët janë në vështirësi për të paguar këstet në këto tre muaj, duhet të kontaktojnë me institucionin financiar me të cilin kanë marrëdhënie kreditimi, për të vijuar procedurat e mëtejshme.

Ndërsa, për ata që nuk dëmtohen nga masat shtrënguese të marra nga qeveria, sipas Bankës së Shqipërisë, këstet e kredive do të vijojnë normalisht, në datën e caktuar për të bërë pagesën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here