Google search engine
Home Politike Drejtesi Zbardhet vendimi i konfirmimit të gjyqtarit të Apelit, Artur Kalaja provoi të...

Zbardhet vendimi i konfirmimit të gjyqtarit të Apelit, Artur Kalaja provoi të kundërtën e konstatimeve të KPK

0
448

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Artur Kalaja, dhe argumentet e këtij të fundit. Kujtojmë se Komisioni konstatoi gjetje në pasurinë apartament, fituar nga bashkëshortja e gjyqtarit nga trashëgimia, konkretisht, KPK dyshonte se bashkëshortja e gjyqtarit ka përfituar më shumë sipërfaqe ndërtimi se sa ishte parashikuar në kontratë. Për këtë pasuri, u ngritën dyshime për trajtim preferencial. Për këtë gjyqtarit iu kalua barra e provës, dhe Komisioni pas shqyrtimit të provave, arriti në përfundimin se gjyqtari Artur Kalaja e provoi të kundërtën e konstatimit. “Subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktë pasurinë në deklaratën “Veting” të vitit 2017 dhe nuk ka indicie për trajtim preferencial të personit të lidhur për shkak të pozitës së tij”, shkruhet në vendim. Trajtim preferencial Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti edhe për përfitimin 24 milionë lekët e babait të gjyqtarit, nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në vitin 2015. Për këtë çështje, gjyqtari Artur Kalaja ka deklaruar në ILDKPKI se kishte përfaqësuar babanë e tij me prokurë, por nuk zotëronte asnjë pjesë nga paratë e përfituara. Pasi iu kalua barra e provës për këtë gjetje, sipas vendimit, Kalaja arriti të provojë me sukses të kundërtën e gjetjeve të KPK. “Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit të administruar, si dhe të deklarimeve të subjektit gjatë hetimit administrativ, nuk rezultuan prova apo indicie që t’i krijonin Komisionit bindjen se subjekti i rivlerësimit mund të kishte përfituar ndonjë trajtim preferencial apo mund të kishte ushtruar ndikim, duke shfrytëzuar pozitën e tij si magjistrat për përfitime të padrejta, në kuadër të procedurave të sa më sipër referuar, të zhvilluara në emër dhe për llogari të babait të tij”, shkruhet në vendim. Një tjetër gjetje po me babanë e gjyqtarit Kalaja, KPK kishte konstatuar se kishte pasur trajtim preferencial edhe në përfitimin e një apartamenti, që provat e depozituara nga gjyqtari, e hodhën poshtë. “Në përfundim, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit të administruar, si dhe të deklarimeve të subjektit gjatë hetimit administrativ, nuk rezultuan prova apo indicie që t’i krijonin Komisionit bindjen se subjekti i rivlerësimit mund të kishte përfituar ndonjë trajtim preferencial apo mund të kishte ushtruar ndikim, duke shfrytëzuar pozitën e tij si magjistrat, për përfitime të padrejta”, shkruhet në vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here