Google search engine
Home Sociale Koronavirusi/ Urdhri i Stomatologut del me thirrjen e fortë për klinikat dentare...

Koronavirusi/ Urdhri i Stomatologut del me thirrjen e fortë për klinikat dentare në gjithë Shqipërinë

0
373

Urdhri i Stomatologut shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve stomatologë dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin deri më datën 3 Prill.

Përmes një postimi në Facebook, Urdhri i Stomatologut bën me dije se shërbimet e urgjencës dentare do të kryhen vetëm konform protokollit të OBSH.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020.

Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH”, shkruhet në faqen e Urdhrit të Stomatologut Shqiptar.

Kjo masë është marrë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit pasi kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë shënuar 15 të infektuar dhe viktima e parë, e cila ishte një 73 vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here