Kisha Katolike ka marrë vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet e në kishat e vendit për shkak të koronavirusit.
Në urdhrin e kishës thuhet se të gjitha Ipeshkvitë në vend që të pezullojnë të gjitha meshat, pagëzimët, kurset fetare, etj., deri më datë 3 prill.
Ndërkohë, Kisha Katolike iu kërkon famulltarëve që të regjistrojnë ligjeratat e tyre dhe t’ua mundësojnë besimtarëve online, ndërsa rrëfimet të bëhen duke ruajtur largësinë.










































