Mjeku Ilir Allkja që punon në QSUT ka njoftuar se është futur vetë në karantinë pasi konstatoi se kishte vizituar tre pacientë që rezultuan më pas pozitivë me koronavirus.
Mjeku thotë përmes një videoje në Facebook se janë dërguar pa veshjet speciale për të vizituar tre pacientë dhe rrjedhimisht dyshon se është infektuar edhe vetë.
Mjeku shprehet:
“Më dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordonimit të Urgjencave na dërgojnë pa veshjet speciale në raste që na i paraqesin dhe neurologjike apo gastroentorologjike, por kemi konstatuar se janë raste me koronavirus. Kemi shkuar atje me maske kirurgjike ndërkohë që duhej të shkonim me veshje të posaçme. Kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore dhe drejtorin Skëndër Brataj: Kërkoni dhe pyesni nëse pacientët kanë temperaturë dhe simptoma të koronavirus. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar”.









































