Google search engine
Home Sociale “Vetë-karantinim i detyruar për çdo person që hyn në Shqipëri”, zv.ministrja e...

“Vetë-karantinim i detyruar për çdo person që hyn në Shqipëri”, zv.ministrja e Shëndetësisë komunikon masat e reja për koronavirusin: Kemi marrë skedat e udhëtarëve nga Rinasi dhe…

0
345

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në konferencën ku deklaroi rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus nga 10 në 12 sot, bëri me dije edhe disa masa të reja për të gjithë qytetarët.

“Të gjithë udhëtarët plotësojnë skedën në hyrje, vetëdeklarimi është i detyrueshëm në kufi. Ata detyrohen të rrinë në vetëkarantinim derisa të kalojë një periudhë 14 ditore. Nëse kanë shenja pastaj do t’i drejtohen institucioneve shëndetësore”,- tha Rakacolli.

Sa i përket kapaciteteve shëndetësore për të përballuar një fluks të mundshëm të prekurish, Rakacolli sqaroi se për të përballuar COVID 19 janë dhënë 400 mln lekë shtesë. Ajo foli për një plan të qartë masash si dhe për pajisjen me sa më shumë respiratorë.

Gjithashtu zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se marrja e të dhënave të të gjithë udhëtarëve kur fluturimet me Italinë ishin të lejuara dhe jo të pezulluara, shërbejnë në këtë kohë, për të identifikuar rrugëtimin që ka bërë një person që mund të rezultojë sot me koronavirus.

“Lëvizja ka qenë e lirë, kanë ardhur të shëndetshëm dhe pa shenja. Ne që në fillim kemi kërkuar skedat e udhëtarëve me numrat e kontaktit. Ato janë marrë për këto ditë, jo për atëherë. Që nëse një person del i prekur, të vlerësonim skedën e tij për të zbuluar historikun e udhëtimit edhe vendin nga vjen”, tha Rakacolli.

Ndonëse janë 12 të prekur në karantinë ne Infektivit në QSUT ndodhen aktualisht vetëm 3 persona, të tjerët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here