Google search engine
Home Aktualitet Shkoi në spital me kollë dhe temperaturë, një infermiere dyshohet të jetë...

Shkoi në spital me kollë dhe temperaturë, një infermiere dyshohet të jetë infektuar me koronavirus, ka qenë në Itali ditët e fundit

0
326

Një infermiere nga Ballabani i Këlcyrës dyshohet të jetë infektuar me koronavirus, pasi paraqet simptoma të ngjashme.

Infermierja E.C është paraqitur në spitalin e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme me shenja kolle dhe temperaturë. Në analizat paraprake bërë infermieres nuk rezulton se është e infektuar, por tashmë pacientes i është marrë material për të kryer analizat e për të konfirmuar nëse ka COVID-19 apo jo.

Dyshohet se gruaja, që punon si infermiere, ka qenë në Itali ditët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here