Nga marrëdhënia e Greta Thunberg me princin Harry dhe Meghan Markle përfituan “youtuber”-ët e njohur rusë, Alexei Stolyarov dhe Vladimir Kuznetsov.
Ata arritën të bisedonin me Harry-n, ndërsa princi britanik ndodhej në Kanada, duke u shtirur si aktivistja 17-vjeçare, Greta, dhe i ati i saj, Svante.
Gjatë bisedës së regjistruar, Harry e lëshoi gojën për disa çëshje tepër delikate, që pritet të krijojnë shkëndija në familjen mbretërore.
Ja disa nga gjërat që tha Harry:
Ai dhe Meghan Markle e shikojnë normalitetin e tanishëm shumë herë më mirë se jeta në Oborr dhe tashmë janë të ndarë nga pjesa më e madhe e familjes mbretërore.
Harry afirmon se bota udhëhiqet nga persona të padenjë.
Merr distanca nga aksione të dyshuara, si skandali “Jeffrey Epstein, nga xhaxhai Andrea, duke theksuar se ai dhe Meghan nuk kanë marrëdhënie me të.
Harry tha se presidenti amerikan Donald Trump “i ka duart e lyera me gjak”, për mënyrën se si po ecën industria e qymyrit, duke mos pyetur për klimën.
Harry thotë se 10 vitet e tij në Ushtrinë britanike e kanë bërë më normal nga sa familja e tij dëshiron ta besojë.










































