Google search engine
Home Aktualitet Kishte udhëtuar bashkë me burrin që rezultoi i prekur nga koronavirusi, zbulohen...

Kishte udhëtuar bashkë me burrin që rezultoi i prekur nga koronavirusi, zbulohen analizat e gruas në Lushnje

0
283

Në Shqipëri tashmë është regjistruar viktima e parë ngë koronavirusi, ku bëhet fjalë për një 73 vjeçare në Durrës e cila vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

Ndërkohë më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar edhe dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, njëri prej të cilëve ka lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar, ndërsa një rast i ri është konfirmuar në Lushnje.

Për rastin e konfirmuar në Lushnje, Fax News ka kontaktuar me kreun e Prefekturës në Fier, Baki Balën, i cili ka konfirmuar se në qarkun e Fierit janë 5 persona të dyshuar.

Bëhet me dije se 5 persona janë testuar dhe 4 kanë dalë negative dhe një pozitiv. Në Lushnje janë testuar burrë dhe grua që kanë ardhur nga Italia dhe lajmi i mirë është se gruaja ka reazultuar negative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here