Google search engine
Home Aktualitet Vijnë nga Italia pasagjerët e fundit, mes tyre edhe doktor Skerdi Faria:...

Vijnë nga Italia pasagjerët e fundit, mes tyre edhe doktor Skerdi Faria: Do rrimë mbyllur në shtëpi!

0
417

Ditën e sotme kanë mbërritur nga Italia pasagjerët e fundit, duke qenë se ministrja Balluku bëri të ditur se janë mbyllur kufijtë tokësor dhe ajror me këtë shtet.

Ndërkohë disa qytetarë që janë kthyer ditën e sotme nga Italia në aeroportin e Rinasit, kanë deklaruar se do të vetëkarantinohen në shtëpi për dy javë.

“Normale që do rrimë të mbyllur. Më thanë që duhet të bëj karantinë në shtëpi për 14 ditë.”- u shpreh një person.

Ndër pasagjerët e rikthyer ishte edhe doktori Skerdi Faria, i cili tha me shaka se 14 vite që vetëkarantinohet.

“Në Romë nuk më kontrolluan, por këtu po. Jam mjek e di si duhet të veproj.”

Do të vetëkarantinoheni për 14 ditë?

Skerdi: Kam 14 vjet që nuk lëviz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here