Një test i ri për identifikimin e shpejtë të koronavirusit të ri Covid-19 do të jetë në dispozicion deri në fund të marsit 2020.
Këtë do ta prodhojë kompania DiaSorin, që operon në segmentet e imunodiagnostikës dhe diagnostikimit molekular.
Në një njoftim ka thënë se testi ka përfunduar por po bëhen studimet e nevojshme në Spitalin Spallanzani në Romë dhe në poliklinikën San Matteo në Pavia.
Testi është zhvilluar me qëllim që të merren rezultatet e Covid-19 brenda 60 minutash në krahasim me 5-7 orët e nevojshme që po funksionon tani.
Testi do të tregtohet me markën CE në Evropë dhe do t’i paraqitet Administratës së Ushqimit dhe Barnave për Autorizimin e Përdorimit të Urgjencës deri në fund të Marsit 2020.









































