Google search engine
Home Politike Rama jep detajet: Kush është durrsakja e infektuar me koronavirus?

Rama jep detajet: Kush është durrsakja e infektuar me koronavirus?

0
361

E prekura e fundit me koronavirus në Shqipëro mësohet të jetë një grua në Durrës, ndërsa 9 të prekurit e tjerë janë në Tiranë.

Kryeministri Rama gjatë një deklarate për mediat në lidhje me masat e marra nga qeveria për koronavirusin, ka zbuluar detajet e reja në lidhje me gruan nga Durrësi.

“Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakte, e një kontakti të vetëm dhe një të afërti, djali, babai dhe me radhë 6 të tjerë, që janë kontakte jo aq të afërta sa brenda mureve të shtëpisë.

Dhe dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës, dhe një djalë në Tiranë.

Të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia, duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë, ishte e pashmangshme që ekspertët në bashkëpunim me OBSH të ndërtonin skenarët e një vendi fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe.

Skenarët janë ndërtuar sipas fazave, për t’iu përgjigjur dinamikës së shtrirjes së virusit.

Por baza mbetet e njëjta, si në skenarin e parë, të dytin, të tretin, si në fillim si në mes, si kur urojmë sa më shpejtë, forca e goditjes nga virusi do të shkojë në rënie”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here