Google search engine
Home Sociale Pezullimi i shkollave/ Mësim në mënyrë virtuale, Besa Shahini prezanton platformën mësimore...

Pezullimi i shkollave/ Mësim në mënyrë virtuale, Besa Shahini prezanton platformën mësimore online

0
379

Duke qenë se procesi mësimor është pezulluar për të paktën dy javë si pasojë e përhapjes së koronavirusit që ka shkaktuar dhjetëra viktima në Itali, ministrja e Arsimit, Besa Shahini prezanton platformën mësimore Akademi.al, një platformë edukative në shqip që ofron mësimdhënie online sipas metodave dhe standardeve më bashkëkohore.

“900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12, i gjeni në platformën mësimore Akademi.al.

Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu”, tha Ministrja Shahini.

Themeluesi i kësaj platforme, Dean Çelaj ka vënë atë në dispozicion platformën për të gjithë nxënësit e mësuesit pa pagesë.

Akademi.al numëron mbi 900 video mësimore, me synimin për t’u shtuar në vazhdimësi në lëndët shkencore, të përgatitura nga një staf profesionistësh me eksperiencë shumë-vjeçare në fushën e arsimit.  Platforma e krijuar që prej vitit 2019 mbulon matematikën dhe shkencën në përputhje me kurrikulën mësimore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here