Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Fatkeqësisht janë konfirmuar rastet e para me virus dhe kjo ka bërë që masat mbrojtëse dhe masat për parandalimin e epidemisë të forcohen.
Një ndër masat është shmangia e hapësirave publike ku mblidhen turma të mëdha njerëzish. Kjo është dhe arsyeja pse “Në kurthin e Piter Panit” nga moderatorja Alketa Vejsiu është zhvilluar mbrëmjen e djeshme pa praninë e publikut. Moderatorja iu ka bërë të gjithëve thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më shumë kujdes për veten.
Mbrojtja nga koronavirusi, Alketa Vjesiu merr masën drastike në
Në ekran u shfaqën disa nga këshillat bazë të cilat Alketa i lexoi në emision. “Mbani distancë nga njerëzit që kolliten apo teshtijnë”, “Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh”, “Fërkojini duart për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun”, “Qëndroni në shtëpi për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”, etj.