Google search engine
Home Aktualitet Konfirmohet një i infektuar me koronavirus në Durrës, zv.ministrja e Shëndetësisë tregon...

Konfirmohet një i infektuar me koronavirus në Durrës, zv.ministrja e Shëndetësisë tregon detajet dhe si do të veprohet me rastin

0
323

Pas lajmit se numri i të infektuarve ka shkuar në 10, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se rasti në Durrës do të trajtohet sipas itinerarit të përcaktuar.

 Sipas zëvendësministres Mira Rakacollit, do të ndiqet çdo lloj protokolli, si në rastet e mërparshme.

“Historia e pacientit të Durrësit do të trajtohet sipas intenerarit që kemi bërë. Natyrisht do të ndiqet çdo lloj protokolli. Padyshim do të kemi si çdo rast që kemi ndjekur”, tha ajo.

Kujtojmë që deri më sot janë testuar 114 raste prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. 2 janë të infektuarit e parë, babë e bir, ndërsa 6 të tjerë kontakte të tyre, të cilët pas analizave rezultuan pozitive. Ndërkaq 2 rastet e tjera nuk kanë lidhje me të parët pasi sipas ministrisë njëri ka një histori udhëtimi një ditor në Milano kurse tjetri është shtruar në spitalin e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here