Google search engine
Home Politike “Jemi në gjendje lufte”, Rama: Më ka rënë mua të bëj edhe...

“Jemi në gjendje lufte”, Rama: Më ka rënë mua të bëj edhe policin edhe të keqin, do mbyllim diskot e palestrat, nga nesër s’ka shërbime në …

0
291

Kryeministri Edi Rama dha urdhër nga mbledhja e qeverisë të mbyllen të gjitha ambientet e grumbullimit masiv të njerëzve, nga pabet, diskot, palestrat, lokalet etj.

 “Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë nëse në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimore dhe farmacitë. Çfarë kanë ushtarët në frontin e parë të luftës, farmaci dhe ushqim dhe një vend për të fjetur. Por që mos vijë puna tek farmacitë dhe ushqimore unë i bëj thirrje të gjithëve, më takon mua ta bëj këtë. Unë jam i pari që për të lidhur fjalët me veprat pavarësisht se nuk më kontrolloni ju po zbatoj rregullat. Të zbatoni rregullat, sepse nëse dikush vendos të vrasë veten shteti është i detyruar është i detyruar ta ndalojë një gjë të tillë.Këtu shumë kush po luan me veten, nënën dhe babain, motrën dhe vëllain duke i bërë karshillëk një armiku, force të verbër që të këput në mes.

Ne do ti mbyllim të gjitha pubet, palestrat, diskot dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do ti mbyllim për të vendosur shëndetin të parin. Më ka rënë mua që ta bëj këtë rol me ju që ta bëj edhe policin edhe prindin edhe të keqin. Por kjo është gjëja që duhet bërë. Janë kufizuar kontaktet këtu në këtë godinë.

Nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi atë pjesë të administratës që mund të punojë me kompjuter. Nga nesër nuk do të japim më shërbime nëpër sportele. Nesër ADISA do të mbyllet. Jemi në gjendje lufte.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here