Google search engine
Home Bota Del tym i zi nga Brukseli, nuk arrihet marrëveshja mes BE-së dhe...

Del tym i zi nga Brukseli, nuk arrihet marrëveshja mes BE-së dhe presidentit turk, Erdogan

0
317

“Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën”, tha presidenti turk Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Sipas tij, askush nuk mund të qëndrojë indiferent përballë krizës humanitare që po ndodh atje. “Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, dhe për këtë arsye ne “presim solidaritet””. Përfaqësuesi i NATO-s premtoi se do të mendojë për mbështetje të mëtejshme, si dhe i kërkoi Turqisë që të kontribuojë për një zgjidhje afatgjatë në Siri, duke e kujtuar atë, se ai nuk ka bërë aspak miq në NATO me blerjen e sistemeve të raketave ruse.

Presidenti turk u takua me presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Ursula von der Leyen, të cilat nuk shkuan dhe aq mirë. Ai u largua nga takimi pa asnjë koment për median për rezultatin e bisedimeve.

Kryesia e BE-së përdori formulat diplomatike në deklarimet për shtypin. “Pati shkëmbim mendimesh, se si duhet interpretuar marrëveshja për refugjatët, dhe si e shohin këtë palët… Ne shkëmbyem mendimet e ndryshme që kemi lidhur me të”, deklaroi Charles Michel.

“Ishte një takim i rëndësishëm, po lëvizim në drejtimin e duhur, por ka ende shumë punë. Pra thënë më shkoqur, pozicionet pas bisedimeve janë po aq larg sa edhe para tyre dhe nuk ka pasur afrim qendrimesh”.

Si shenjë e vullnetit të mire, në fundjavë Erdogani vendosi kontrollet detare për të penguar kalimit përmes Egjeut drejt Greqisë, po ashtu edhe në kufirin greko-turk ndërkohë situata është qetësuar paksa. “DW”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here