Google search engine
Home Sociale Ndërroi jetë në Korçë në rrethana të paqarta, dalin rezultatet e analizave...

Ndërroi jetë në Korçë në rrethana të paqarta, dalin rezultatet e analizave të 50-vjeçares që u dyshua për koronavirus

0
323

Dalin rezultatet e analizave të 50-vjeçares që ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Korçës pas komplikacioneve me frymëmarrjen, simptoma të koronavirusit. Nga analizat ka rezultuar se 50-vjeçarja nuk ka qenë e infektuar me koronavirus.

Nga punonjës të brendshëm konfirmohet se rrobat e të ndjerës janë çuar në lavanderinë e Spitalit të Korçës, ndryshe nga iparashikohet në rast infektimi me virusin korona.

Gruaja vuante prej kohësh nga diabeti, por vetëm ditën e djeshme ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe ka ndërruar jetë.

Analizat e gruas janë kryer në kryeqytet në Institutin e Shëndetit Publik të ndërsa mësohet se se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga vendet e tjera që mund te ishin të prekur nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here