Tre të dyshuar me koronavirus në Vlorë, dalin përgjigjet e analizave, ja si rezultuan

0
361

Kanë dalë përgjigjet e analizave për 3 rastet e dyshuar si të prekur me koronavirus në Vlorë.

Nga përgjigjja e analizave të bërë në ISHP rezulton se tre shtetasit nuk janë prekur me covid 19.

Lajmi është konfirmuar nga Kujtim Llapi drejtor i shërbimit shëndetësor parësor për qarkun e Vlorës.

Ogerta Manasterliu ditën e sotme në mbledhjen e Task-Forcës për masat kundër koronavirusit tha se janë testuar 42 raste të dyshuara deri më tani dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Deri tani Shqipëria vazhdon të mos jetë e prekur nga virusi kinez, i cili në mbarë botën ka shkaktuar mbi 3 mijë te vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here