Rreziku nga koronavirusi, Tomini: 36 raste rezultuan negative, 39 udhëtarëve iu sugjerua vetëkarantinim

0
441

Ndërkohë që rreziku nga koronavirusi rritet, pasi tani më ka prekur Europën dhe shteti më i prekur vijon të jetë Italia, Shqipëria vijon të mbetet e paprekur nga pandemia. Por përpos kësaj, paniku i qytetarëve vijon të jetë i lartë, ku mijëra pacientë i drejtohen urgjencës duke dyshuar se janë mbartës të koronavirusit, por 36 raste të dyshuara kanë rezultuar negative. Sakaq, 39 udhëtarëve të huaj iu është sugjeruar që të vetëkarantinohen, duke qenë se vinin nga vende të huaja. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një deklaratë për mediat, tha se rastet e testuara janë persona që kanë pasur histori udhëtimesh në vendet ku ka shpërthyer epidemia, si dhe shenja të infeksionit respirator. Sakaq deri ditën e djeshme kanë hyrë në total 17.830 udhëtarë në pikat kufitare. Mes këtyre personave padyshim që vëmendja më e madhe iu është dhënë aty udhëtarëve që vinë nga Italia, i cili sikurse u theksua më sipër është vendi më i prekur në Europë deri tani. Por po ashtu nuk mbeten pas as personat që vijnë nga shtete të tjera që janë prekur nga koronavirusi. Pra janë marrë masat për çdo rast, në mënyrë të atillë që të mbrohet vendi nga prekja e koronavirusit. Sakaq këtyre personave që kanë ardhur nga shtetet e huaja, të cilët janë prekur tanimë nga pandemia, iu është sugjeruar dhe vetëkarantinimi, çka do të thotë që të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe nëse shfaqin shenja se janë mbartës të sëmundjes, të lajmërojnë menjëherë urgjencën. Kjo bëhet për arsye që mos të përhapet virusi. Sakaq, në numrin 127, janë bërë mbi 1649 telefonata . Eugena Tomini, tha se nga këta, janë 39 udhëtarë që u janë sugjeruar vetëkarantinim, dhe nëse pas telefonatave edhe me numrin e gjelbër 127, gjendja shëndetësore vështirësohet, rastet shkojnë tek Shërbimi Infektiv. Sipas Tominit testimet bëhen sipas rekomandimeve universale sipas protokolleve të OBSH-së. Për 5 rastet e fundit që kanë rezultuar negative ditën e djeshme, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik tha se pasi janë marrë mostrat e tyre dhe pasi kanë dalë përgjigjet negative për koronavirus rreth pas 8 orësh, ata janë shtruar në pavijon, sepse përjashtohen si raste të dyshuar me COVID – 19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here