Asambleja e universitetit “Luigj Gurakuqi” ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje emergjente të jashtëzakonshme.Pedagoget janë kundër vendimit të ministrisë së Arsimit për mesataren 8 për degën e mësuesisë, por që preken edhe degët e tjera. Nëse nuk ka reflektim pedagoget kërcënojnë edhe me përshkallëzim të reagimit deri në bojkotim të mësimit.
Pedagogët do t’i nisin kërkesë publike dhe me shkrim ministrisë të rishohë këtë vendim, pasi sipas tyre ndryshimi i rregullave në mes të universitetit dhe çdo vit, po dëmton sistemin arsimor.
Ata kanë përjashtuar kupolën drejtuese nga kjo vendimmarrje.



































