Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e manifestimit të thirrur nga presidenti i vendit, Ilir Meta, ku pak momente më parë bëri një tjetër thirrje për qytetarët që të jenë prezent me lule në duar.
Policia e Shtetit ka marrë masa të përforcuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në pamje shikoni policët e vendosur në rrugë, ndërsa thekson se ata janë të pajisur me kundragaz. Para Kryeministrisë kanë mbërritur edhe 3 autobotë, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjithashtu, në të gjithë bulevardin janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, si dhe autoporlantë, ndërsa shtyllat ku janë vendosur këto pajisje, janë lyer me graso.













































