Google search engine
Home Aktualitet Përplasja me armë në Durrës shënon dy viktima, policia del me reagim...

Përplasja me armë në Durrës shënon dy viktima, policia del me reagim zyrtar

0
372

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur minutat e fundit në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.14 Shkozet, në zonën e “Nishtullës”.

Të dhënat paraprake raportojnë se nga përplasja ka mbetur i vdekur Anxhelo Avdia dhe një 35 vjeçar, ende i paidentifikuar, të dy banorë të Nishtullës.

Njoftimi i Policisë

 “Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A,   dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here