Përmbyset historia, Italia tashmë po e çon virusin dhe atje ku u përhap. Shënohet rasti i parë edhe në Rusi

0
334

Kina shënon rastin e parë të infektimit prej Italisë. Një 31-vjeçare ishte rikthyer nga Milano në Qingtian, konte e Zhejiang, më 28 shkurt. Pacientja, që e mori virusin në Itali, është mjekuar që pas shfaqjes së simptomave, me kollë e temperaturë, më 16 shkurt.

Ky është rasti i parë në Kinë i një personi me origjinë italiane, pas të mëparshmëve, të gjithë të lidhur me Iranin, në disa qytete. Komiteti Shëndetësor Lokal, shkruan “Global Times”, bëri të ditur që pacientja Wang doli pozitive në test të dielën. Tashmë ajo është në karantinë në “Qingtian People’s Hospital”. Gruaja mbërriti në Kinë me avion, pasi pati tranzit në Moskë, mbërriti në Shangai, për të shkuar më pas në kontenë Qingtian me një makinë të marrë me qira.

Një shtetas rus, i kthyer së fundi nga Italia, rezultoi pozitiv me koronavirus. Ky është rasti i parë në Moskë. Sipas Qendrës Operative Ruse, personi është prekur nga një formë e lehtë e virusit dhe është nën vëzhgim në një ndër spitalet e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here