Tre zarfe me eksplovizë, të dërguara në Fiumicino dhe Romë, Itali, provokuan plagosjen e tre grave. Zarfi i parë shpërtheu të dielën në mbrëmje, në një qendër postare në Fiumicino. Dy të tjerat, të dërguara në dy banesa, shpërthyen të hënën në Romë. Fatmirësisht, tre femrat nuk janë në gjendje të rëndë. Policia dhe karabinierët kanë nisur hetimet.
Sipas hetimeve, zarfet-bomba janë në dukje identike dhe kjo ngre dyshime për të menduar se janë krijuar nga e njëjta dorë. Priten testet shkencore për të konfirmuar hipotezën.
Një tjetër pistë është ajo e një personi me çrregullime mendore. Nga hetimet e deritanishme, nuk ka ndonjë lidhje mes zarfeve-bomba dhe fenomene armiqësore. Po bëhen verifikime nëse rastet kanë lidhje me njëri-tjetrin.










































