Lihet në arrest shtëpie edhe administratori i pronave të Henri Çilit. Seanca për Betim Shkupin u mbajt sot në Gjykatën e Përmetit nga gjyqtari Pëllumb Vebiu.
Administratori i Universitetit Europian të Tiranës, u tha nga gjyqtari Dritan Hasani seky i fundit kishte qenë shok fakulteti me Shkupin. Gjithashtu në shtëpinë e babait të Betim Shkupit, Fatmir Shkupi, u gjet dosja e rekursit të Feti Yzeiraj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, për të cilin Henri Çili akuzohet se do të ndërhynte që dosja e tij të ishte në 50 të parat për t’u gjykuar kur Gjykata e Lartë të ngrihej.
Dje në një seancë që zgjati për më shumë se 9 orë, u lirua Henri Çili, botuesi i njohur dhe pronar i UET-së, me masë “detyrim paraqitje”.
Ndërsa u lanë në arrest shtëpie të akuzuarit si bashkëpunëtor të tij, juristi i UET-së, Ilir Korbi.
Po ashtu në burg u la edhe Besnik Fishta, vëllai i biznesmenit dhe ndërtuesit nga Shkodra Sait Fishta. Ky i fundit do të njihet me masën e sigurisë në ambientet e spitalit ku u shtrua pasi shfaqi probleme shëndetësore pas marrjes vesh të lajmit për akuza të reja ndaj tij. Biznesmeni Fishta, 60 vjeç, ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg” për vepra të mëparshme penale. Pas akuzave të reja për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, ai shfaqi probleme shëndetësore, ku ndodhet i shtruar në spital.










































