Numri i infektuarve nga koronavirusi vijon të rritet në mënyrë të frikshme. 528 të prekur vetëm në orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1500. Ndërsa me 12 të vdekurit e fundit, numri i viktimave është rritur në 41. Por, ka edhe shërime, që gjithsej shkojnë në 83.
Italia vazhdon me menaxhimin e emergjencës. Kryeministri Conte firmosi një dekret të ri, për të fiksuar një linjë drejtuese në të gjithë territorin e vendin.
Masa më e fortë për emergjencën Covid-19 është sigurisht mbyllja e shkollave deri më 8 mars, në rajonet më të prekura.
Sipas specialistëve, gjysma e të prekurve fatmirësisht kanë simptoma të lehta, ose fare. Dhe me masat e reja të hyra në fuqi në Lombardi, Veneto, Emilia Romagna, në Savona e Pesaro-Urbino vendoset rregulli “droplet”, që të garantohet distanca mes personave me rreth 1 metër nga njëri-tjetri në të gjitha lokalet, restorantet, pubet, dyqanet, muzetë dhe kishat.










































