“British Airways” dhe “Ryanair” kanë anuluar qindra fluturime mes Britanisë dhe një pjesë të Europës e SHBA-së, nga frika e koronavirusit.
Kompania ajrore anuloi fluturimet nga aeroporti “Gatwick” drejt Italisë, Francës dhe Shqipërisë.
Anulimet përfshijnë gjithashtu fluturime nga aeroporti “Heathrow” drejt Italisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë, Irlandës dhe Zvicrës. Po ashtu edhe me aeroportin “JFK” në Nju Jork.
Po ashtu u anuluan edhe fluturimet nga “London City” nga dhe për në Itali e Gjermani, si masa paraprake ndaj Covid-19.
Ky është rasti i parë i ndërprerjes së fluturimeve drejt Shqipërisë, si masa paraprake për të parandaluar koronavirusin, edhe pse në vendin tonë nuk janë raportuar raste për të prekur me Covid-19.
Zëdhënësi i “British Airways” ka sqaruar se veç këtyre fluturimeve do të shihet dhe periudha 16- 28 mars si dhe udhëtarët që kanë prerë biletat do të kenë mundësi për të tjera opsione.










































