Google search engine
Home Politike Deputeti dhunon gruan e djalin, gjykata jep vendimin, reagon Kujtim Gjuzi: Ja...

Deputeti dhunon gruan e djalin, gjykata jep vendimin, reagon Kujtim Gjuzi: Ja si qëndron e vërteta

0
421

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar, është urdhëruar nga gjykata ti qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar. Kjo pasi, Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje. Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi flet pas lajmit se ka dhunuar ish-bashkëshorten dhe djalin, ka reaguar për dosje.al.

Gjuzi ka hedhur poshtë këtë akuzë. Sipas tij, e gjitha është një pretendim nga ish-bashkëshortja, por që edhe vendimi i gjykatës për të lëshuar një urdhër-mbrojtjeje është apeluar. “Nuk është e vërtetë që kam rrahur ish-gruan dhe djalin 16 vjeç.

Madje edhe pretendimi i ish-bashkëshortes është se kam dhunuar djalin, e jo atë vetë. Megjithatë ky urdhër mbrojtjeje është apeluar nga unë dhe avokatët e mi në gjykatë “, tha Gjuzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here