Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar pas mesnate një operacion në zonën e Lazaratit, ku ka ushtruar kontrolle për armë dhe drogë në disa banesa.
Mësohet se në aksion janë përfshirë tre grupe efektivësh të drejtorisë vendore të policisë, ndërsa vetëm na banesën e shtetasit Amarildo Aliko kanë gjetur tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushkë 20-tëshe e mijëra fishekë deri më tani.
Operacioni ka filluar ne orën 5 të mëngjesit dhe po vijon në banesa, ndërsa nuk raportohet ende për persona të ndaluar nga policia.








































