E gjithë bota e alarmuar nga koronavirusi, kuka marrë një shtrirje të madhe jo vetëm në botë por edhe në Evropë. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në mbledhjen të Task Frocës, Ministria e Shëndetësisë akordoi edhe 1 milion dollarë për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale.
“Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Gjatë mbrëmjes së kaluar u testuan 13 raste të dyshuar, por rezultuan negativë. MSH, pas mbledhjes së djeshme, ka vendosur alokimin e 1 milion dollarëve për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale. MSH siguron se janë mjetet e nevojshme në të gjitha pikat spitalore. Qytetarët që kanë temperaturë, ethe, kollë, të telefonojnë menjëherë në numrin 127”, tha Racakolli.
Më tej, ajo sqaroi rastin e djeshëm, ku një qytetar u soll me urgjencë nga Berati, por humbi jetën në Tiranë, duke thënë se “Pacienti humbi jetën nga pleumonia bilaterale, që është konstatuar nga analizat, që ka qenë i prekur dhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin”.







































